Kryeministri sllovak: Ndërprerja e furnizimit me gaz rus përmes Ukrainës do të ketë pasoja drastike për BE-në
Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka deklaruar se ndërprerja e furnizimit me gaz rus përmes Ukrainës do të ketë pasoja drastike për Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.
“Ndërprerja e tranzitit të gazit përmes Ukrainës do të ketë një ndikim drastik mbi të gjithë ne në BE, jo vetëm në Federatën Ruse”, tha Fico në një video-mesazh të lëshuar në rrjetet sociale për Vitin e Ri.
Një marrëveshje 5-vjeçare midis Moskës dhe Kievit për tranzitin e gazit rus përmes Ukrainës skadoi sot pasi Kievi refuzoi të zgjasë marrëveshjen, ndërsa lufta midis dy vendeve vazhdon.
Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se tranziti i gazit rus është ndalur në “interes të sigurisë kombëtare”. Ministri Herman Halushchenko e përshkroi ndërprerjen e marrëveshjes si një “ngjarje historike”.