Kryeministri irakian: Sirianët duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre

Kryeministri irakian: Sirianët duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre

Kryeministri irakian Mohammed Shia Al Sudani deklaroi se disa po përpiqen të lidhin ndryshimet në Siri me diskutimet për ndryshime në Irak.

Sipas agjencisë së lajmeve INA, kryeministri Al Sudani theksoi se Iraku ka arritur të ruajë neutralitetin që nga fillimi i konfliktit në Siri. Ai shtoi se “sirianët duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre”.

“Ka pasur disa që janë përpjekur të lidhin ndryshimet në Siri me diskutimet për ndryshime politike në Irak, por për këtë nuk ka asnjë diskutim,” tha Al Sudani, duke theksuar se Iraku ka një sistem demokratik dhe pluralist që garanton “tranzicion paqësor të pushtetit”.

Ai nënvizoi gjithashtu se “asnjë faktor i jashtëm nuk ka të drejtë të imponojë ndryshime ekonomike apo të sigurisë ose reforma në Irak”.

Bashar al-Assad, i cili ka qenë lider i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi pasi grupet anti-regjim morën kontrollin e kryeqytetit Damask më 8 dhjetor të vitit të kaluar, duke i dhënë fund sundimit të partisë Baas, që kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

Ndryshimi ndodhi pas një ofensive të shpejtë nga luftëtarët e grupit Hayat Tahrir al-Sham, të cilët morën kontrollin e qyteteve kryesore brenda më pak se dy javësh.

Administrata e re, e udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa, ka marrë kontrollin mbi vendin.

MARKETING