Kryeministri britanik vizitë në Shqipëri, pritet me ceremoni nga Rama

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë është takuar me presidentin Bajram Begaj dhe është pritur me një ceremoni nga kryeministri Edi Rama.
MARKETING
Ceremonia e pritjes është mbajtur në ambientet e jashtme të Kryeministrisë së Shqipërisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve të tjerë nga të dyja vendet.
Pas takimeve, pritet të mbahet konferenca e përbashkët Rama-Starmer.
Gjithashtu edhe presidenti Begaj priti në takim kryeministrin britanik Starmer në selinë e Presidencës së Shqipërisë.
Starmer gjatë ditës së sotme do të vizitojë edhe Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes të Shqipërisë, ndërkohë nesër do të marrë pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Sipas autoriteteve shqiptare, kryeministri britanik për herë të parë në Shqipëri zhvillon këtë vizitë zyrtare në kuadër “të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve”.