Kryediplomati turk vizitë në Shqipëri për samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Kryediplomati turk vizitë në Shqipëri për samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka mbërritur në Shqipëri, në kuadër të samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që mbahet sot në Tiranë, në kuadër të presidencës shqiptare të nismës, raporton Anadolu.

MARKETING

Kryediplomati turk është pritur nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me liderët e tjerë pjesëmarrës në samitin që mbahet në ambientet e një hoteli në Tiranë.

Samiti i kryetarëve të shteteve pjesëmarrëse të nismës SEECP mbahet me temën “Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE”, ndërkohë sesioni plenar do të hapet nga Presidenti Begaj.

Sipas Presidencës së Shqipërisë, Shqipëria si kryesuese e radhës e SEECP për periudhën qershor 2024-korrik 2025 nën sloganin “Formësimi i së ardhmes sonë evropiane” ka kontribuuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu theksohet se samiti i SEECP-së do të shërbejë për nxitjen e stabilitetit dhe prosperitetit me ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve dhe integrimin në BE.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 dhe është një nismë rajonale që synon të krijojë një atmosferë besimi, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe stabilitet.

Pjesë e nismës janë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Rumania, Serbia, Kroacia, Moldavia, Mali i Zi dhe Sllovenia.

MARKETING