Kryediplomati turk Fidan takohet me homologen gjermane Baerbock në New York

Kryediplomati turk Fidan takohet me homologen gjermane Baerbock në New York

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan u takua në New York të SHBA-së me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, transmeton Anadolu.

Fidan ka filluar takimet intensive diplomatike në New York ku ndodhet për Asamblenë e 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).

Në kuadër të AP të OKB-së, Fidan zhvilloi takim me Baerbock në ndërtesën e Türkevi (Shtëpisë Turke).

Në një postim nga platforma e medias sociale X e Ministrisë së Jashtme thuhet se në takim u diskutuan kryesisht përditësimi i Unionit Doganor dhe procesi i liberalizimit të vizave si dhe çështjet për procesin e anëtarësimit të Türkiye-s në Bashkimin Evropian, zhvillimet e fundit në çështjen e Qipros, Iniciativa e Drithit në Detin e Zi, procesi i anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe ndryshimi i klimës.

MARKETING