Kryediplomati turk Fidan do të vizitojë Rusinë

Kryediplomati turk Fidan do të vizitojë Rusinë

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Hakan Fidan në datat 31 gusht-1 shtator do të zhvillojë një vizitë pune në Rusi, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se ministri Fidan do të qëndrojë në Rusi në datat 31 gusht-1 shtator në kuadër të një vizite pune.

“Në kuadër të vizitës është paraparë të zhvillohen konsultime për zhvillimet rajonale dhe globale, veçanërisht për çështjet në agjendën e marrëdhënieve tona dypalëshe”, thuhet në deklaratë.

MARKETING