Kryediplomati turk diskuton me homologët nga Jordania dhe Egjipti për çështjen e Gazës

Kryediplomati turk diskuton me homologët nga Jordania dhe Egjipti për çështjen e Gazës

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi biseda telefonike me ministrin e Jashtëm jordanez Ayman Safadi dhe ministrin e Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e Ministrisë së Jashtme, Fidan bisedoi përmes telefonit me homologët Safadi dhe Abdelatty.

Gjatë bisedave u diskutua mbi punimet e kryera me qëllim dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza dhe hapat e ndërmarrë për ta bërë armëpushimin të përhershëm.

MARKETING