Kryediplomati turk dhe Sekretari Rubio diskutojnë për rezultatet e takimit në Washington dhe situatën në Gaza

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan në një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio diskutoi mbi rezultatet e takimit të mbajtur në Washington dhe situatën aktuale në Gaza, raporton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga burimet e Ministrisë së Jashtme, ministri Fidan bisedoi në telefon me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Rubio.
Në bisedë u vlerësuan rezultatet e takimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë dhe takimit të mbajtur në Washington me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe disa udhëheqës evropianë.
Në bisedën ku u diskutuan hapat që mund të ndërmerren në periudhat e ardhshme me qëllimin për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, ministri Fidan përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme.
Gjatë bisedës u diskutua edhe situata aktuale në Gaza dhe zhvillimet në negociatat e armëpushimit. Ndërsa ministri Fidan deklaroi se një armëpushim i përhershëm në Gaza pritet të vendoset pa vonesa të mëtejshme dhe se shpërndarja urgjente dhe e pandërprerë e ndihmës humanitare në Gaza është thelbësore.
Gjatë bisedës u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Siri ndërsa u theksua rëndësia që i atribuohet paqes, unitetit dhe integritetit të Sirisë.