Kryediplomati turk dhe homologu i tij rus diskutojnë për Sirinë
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, në një bisedë telefonike kanë diskutuar mbi zhvillimet në Siri, raporton Anadolu.
Sipas burimeve duplomatike turke, biseda theksoi rëndësinë e pastrimit të Sirisë nga organizatat terroriste. Burimet thanë se u theksua edhe vendosja e stabilitetit dhe sigurisë në vendin e shkatërruar nga lufta.
Një administratë e re në Siri është krijuar pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit muajin e kaluar.