Kryediplomati turk dhe ai rus diskutojnë çështjet ekonomike dhe ekonomike dypalëshe në kuadër të samitit BRICS

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, në kuadër të samitit të BRICS-it në Rio de Janeiro të Brazilit, raporton Anadolu.
Sipas burimeve diplomatike, Fidan dhe Lavrov diskutuan çështjet politike dhe ekonomike dypalëshe, si dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.
Burimet shtuan se dy ministrat gjithashtu shkëmbyen mendime mbi çështje rajonale, përfshirë rreziqet që paraqet agresioni në rritje i Izraelit në rajon, zhvillimet e fundit në Gaza, aktivitetet bërthamore të Iranit dhe situatën në Afganistan.
Samiti dyditor i BRICS-it u hap dje, duke mbledhur së bashku liderë nga ekonomitë kryesore në zhvillim për të diskutuar mbi sigurinë globale, reformën e qeverisjes dhe bashkëpunimin në Jugun Global.