Kryediplomati iranian: Sistemi politik i Iranit “i fortë” pavarësisht vrasjes së zyrtarëve

Kryediplomati iranian: Sistemi politik i Iranit “i fortë” pavarësisht vrasjes së zyrtarëve

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Abbas Araghchi ka deklaruar se sistemi politik i vendit të tij mbetet i fortë, pavarësisht vrasjes së zyrtarëve të lartë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit si dhe ka këmbëngulur se veprime të tilla nuk do të dobësojnë strukturën e shtetit, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Në një intervistë për Al Jazeera, Araghchi tha se Republika Islamike ka një sistem politik të qëndrueshëm. “Nuk e di pse amerikanët dhe izraelitët ende nuk e kanë kuptuar këtë. Republika Islamike e Iranit ka një strukturë të fortë politike me institucione të konsoliduara politike, ekonomike dhe shoqërore”, tha ai.

“Prania ose mungesa e një individi të vetëm nuk ndikon në këtë strukturë”, kryediplomati iranian. Araghchi pranoi se individët mund të luajnë role të rëndësishme, por theksoi se forca e sistemit nuk varet nga një person i vetëm.

“Sigurisht, individët janë me ndikim dhe secili luan rolin e vet, disa më mirë, disa më keq, disa më pak. Por, ajo që ka rëndësi është se sistemi politik në Iran është një strukturë shumë e fortë”, tha ai.

Komentet e tij vijnë pasi dje Irani konfirmoi se Ali Larijani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, u vra në një sulm izraelit.

Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit tha se Larijani u vra në sulm së bashku me djalin e tij, ndihmësin Reza Bayat dhe disa shoqërues. Ushtria izraelite tha se e kishte vrarë Larijanin në një sulm ajror pranë Teheranit gjatë natës të së hënës.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë vazhduar një ofensivë të përbashkët kundër Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri tani rreth 1.300 persona, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.

MARKETING