Kreu i OBSH-së dënon sulmet ndaj autoambulancave pranë spitalit në Gaza

Kreu i OBSH-së dënon sulmet ndaj autoambulancave pranë spitalit në Gaza

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) shprehu keqardhje për sulmet ndaj autoambulancave pranë spitalit më të madh në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“I tronditur plotësisht nga raportimet për sulme ndaj autoambulancave që evakuojnë pacientët pranë spitalit Al-Shifa në Gaza, duke shkaktuar në vdekje, lëndime dhe dëme”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në rrjetin social X.

Ai theksoi se pacientët, punonjësit e shëndetësisë, objektet dhe autoambulancat “duhet të mbrohen në çdo kohë” dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 13 palestinezë u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën në bombardimin izraelit që synonte autoambulancat përpara portës kryesore të spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës,

I vendosur në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës, Kompleksi Mjekësor Al-Shifa konsiderohet institucioni më i madh shëndetësor mjekësor brenda Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Gazë, enklavë e cila ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e Hamasit më 7 tetor.

Më shumë se 10.700 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 9,240 palestinezë dhe më shumë se 1,538 izraelitë.

MARKETING