Krerët e VLEN-it bëjnë homazhe në Prekaz: Adem Jashari simbol i sakrificës për liri

Krerët e VLEN-it bëjnë homazhe në Prekaz: Adem Jashari simbol i sakrificës për liri

Krerët e koalicionit VLEN kanë qëndruar sot në Prekaz, ku bënë homazhe në Kompleksin Memorial të familjes Jashari, në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës.

Ata u përkulën para varrit të Adem Jasharit dhe familjes së tij, duke theksuar se Prekazi është një nga vendet më të shenjta të historisë shqiptare.

Delegacioni vizitoi edhe kullën e familjes Jashari, ku u prit nga Rifat Jashari. Sipas tyre, kjo kullë është simbol i qëndresës dhe sakrificës së popullit shqiptar.

Gjatë vizitës u theksua se sakrifica e familjes Jashari dhe e dëshmorëve të luftës do të mbetet gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve dhe se liria e fituar duhet të ruhet dhe të zhvillohet edhe nga brezat e ardhshëm.

MARKETING