Kremlini: Vendimi për varrimin e Prigozhinit do të merret bashkë me të afërmit e tij

Kremlini: Vendimi për varrimin e Prigozhinit do të merret bashkë me të afërmit e tij

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, lidhur me ceremoninë e varrimit të themeluesit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, për të cilin është raportuar se ka vdekur, tha se ende nuk është marrë një vendim dhe theksoi se “Vendime të tilla merren gjithmonë me të afërmit dhe sipas vendimeve të të afërmeve”, transmeton Anadolu.

Peskov bëri vlerësime lidhur me çështjet në rendin e ditës për gazetarët në kryeqytetin Moskë.

Duke u shprehur se presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të zhvillojnë së shpejti një takim, Peskov deklaroi: “Do ta bëjmë njoftimin kur të vijë koha”.

Pasi shpjegoi se për rifillimin e marrëveshjes së drithit në rendin e ditës është edhe një formulë ku përfshihen Rusia, Türkiye dhe Katari, Peskov tha se “Ka opsione të ndryshme ndërveprimi me pjesëmarrjen edhe të Katarit, por aktualisht nuk ka marrëveshje konkrete lidhur me këtë temë”.

Lidhur me ceremoninë mortore të Prigozhinit për të cilin është raportuar se ka vdekur si pasojë e rrëzimit të avionit privat në Tver, Peskov informoi se “Nuk kam informacion lidhur me ceremoninë mortore, për këtë arsye nuk mund të them gjë. Kur të merret një vendim atëherë bëhet deklaratë. Vendime të tilla merren gjithmonë me të afërmit dhe sipas vendimeve të të afërmeve”.

MARKETING