Kremlini: SHBA po e shtyn Ukrainën në luftë, operacioni special do të vazhdojë

Kremlini: SHBA po e shtyn Ukrainën në luftë, operacioni special do të vazhdojë

“Uashingtoni po e shtyn Kievin që të zhvillojë luftën dhe nuk kursen asnjë shpenzim për ta bërë këtë, por kjo nuk mund të ndikojë në rrjedhën e operacionit special ushtarak”. Kështu iu tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Tass.

Duke komentuar mbi informacionin se sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken mund të njoftojë ndarjen e ndihmës financiare shtesë për Ukrainën gjatë vizitës së tij në Kiev, zëdhënësi tha:

“Ne kemi dëgjuar vazhdimisht deklarata se ata, SHBA-të, synojnë të vazhdojnë ‘të ndihmojnë’ Kievin. Me fjalë të tjera, ata do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, e cila në fakt është në gjendje lufte, dhe ta bëjnë këtë luftë deri në ukrainasin e fundit, duke mos kursyer asnjë shpenzim. Kështu e shohim ne. Ne e dimë këtë. Kjo nuk do të jetë në gjendje të ndikojë në rrjedhën e operacionit special ushtarak,” vuri në dukje Peskov.

MARKETING