Kremlini: Putin pranoi disa propozime të SHBA-së për Ukrainën

Kremlini: Putin pranoi disa propozime të SHBA-së për Ukrainën

Kremlini tha të mërkurën se presidenti rus Vladimir Putin pranoi disa propozime të SHBA-së që synonin t’i jepnin fund luftës në Ukrainë dhe hodhi poshtë të tjera.

Më tej Kremlini theksoi se Rusia është e gatshme të takohej me negociatorët amerikanë sa herë që të nevojitej për të arritur një marrëveshje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i pyetur nëse do të ishte e saktë të thuhej se Putini i kishte refuzuar propozimet e SHBA-së, ai tha se nuk do të ishte kështu.

“Dje për herë të parë u zhvillua një shkëmbim i drejtpërdrejtë pikëpamjesh”, tha Peskov. “Disa gjëra u pranuan, disa gjëra u shënuan si të papranueshme – ky është një proces normal pune për të gjetur një kompromis”, shtoi ai.
Peskov tha se Rusia i ishte mirënjohëse Trumpit për përpjekjet e tij, por se Kremlini nuk do të jepte komente të vazhdueshme mbi diskutimet me Shtetet e Bashkuara, pasi publiciteti nuk ka gjasa të jetë konstruktiv.

MARKETING