Kremlini: Data e negociatave të reja, pas zbatimit të marrëveshjes me Ukrainën në Stamboll

Kremlini: Data e negociatave të reja, pas zbatimit të marrëveshjes me Ukrainën në Stamboll

 Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se një datë e re negociatash do të caktohet pasi Rusia dhe Ukraina të përmbushin marrëveshjet në bisedimet e Stambollit, transmeton Anadolu.

MARKETING

Duke shprehur shqetësim në lidhje me tensionet midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Peskov vuri në dukje se është një situatë “e kuptueshme” që Parlamenti iranian të miratonte një projektligj që pezullon bashkëpunimin me IAEA-në.

Ai theksoi se vendimi në fjalë u mor për shkak të sulmeve të paprovokuara ndaj objekteve bërthamore në Iran.

Lidhur me deklaratën e kryeministri armen Nikol Pashinyan për parandalimin e një komploti për grusht shteti nga një grup në vendin e tij, Peskov tha: “Kjo është padyshim çështje e brendshme e Armenisë dhe sigurisht që ne duam që në Armeni të mbisundojë ligji, rendi dhe paqja dhe që Armenia të jetë vend i begattë dhe i qëndrueshëm që është miqësor me Rusinë”.

Peskov potencoi mes tjerash se çështjet e dakorduara në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll po zbatohen. “Ky proces po përfundon. Pastaj, do të caktohet data për raundin e ri të negociatave”, shtoi ai.

MARKETING