Krasniqi pas takimit me presidenten Osmani: S’ka asnjë risi, nuk pres që Kurti të ndryshojë qëdrim

Krasniqi pas takimit me presidenten Osmani: S’ka asnjë risi, nuk pres që Kurti të ndryshojë qëdrim

Ka përfunduar takimi i liderëve të partive politike me presidenten e vendit Vjosa Osmani.
Me të përfunduar takimi, kreu i PDk-së,Memli Krasniqi tha se ky takim me presidenten ka qenë i propozuar qysh javën e kaluar nga PDK-ja duke besuar se presidentja si i vetmi institucion me mandat legjitim duhet angazhuar dhe të marrë një rol.

MARKETING

“Në këtë përpjekje për të zhbllokuar situatën në të cilën jemi për shkak të insistimit të VV-së që të mbajë në mënyrë imponuese zonjën Haxhiu e cila s’ka marrë shumicën e votave të deputetëve dhe s’mund ti marrë. Ishte një diskutim brenda pozicioneve që kemi shprehur, në emër të PDK-së kërkova që Kurti ta ndryshojë kandidaten e të vie me një propozim që ka mjaftë në grupin parlamentar që marrin shumicën parlamentare. Nuk pres që të ndodhë një gjë e tillë, e fatkeqësisht jemi në një situatë të njëjtë por duhet parë këtë takim si një hap para për të gjetur një rrugëzgjidhje”, deklaroi Krasniqi, transmeton lajmi.net.
Krasniqi deklaroi se s’ka asnjë risi nga situate dhe se s’pret që Kurti të ndryshojë qëndrim.

“Gjatë diskutimeve kam propozuar që presidentja në zbatim të përgjegjësive kushtetuese që ka nga neni 84, paragrafi 2 ku kërkohet apo obligohet të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve që në një moment kur e vlerëson t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese qoftë me pyetje kushtetuese, por sipas praktikave të komisionit të Venecias ka përjashtim nga presidenti, apo përmes një shkrese në lidhje me gjithë procesin.Ne më shumë se problem juridik, kemi problem politik. S’është krizë procedural, por krizë politike por nëse kjo qasje autoritare e Vetëvendosjes vazhdon pa e pas shumicën parlamentare, e kemi për obligim para qytetarëve për të gjetur një zgjidhje. S’ka risi dhe s’jam aspak optimist që Kurti do të ndryshojë qëndrim”

MARKETING