Krahas Katarit, mbyllin hapësirën ajrore edhe Iraku, Kuvajti dhe Bahreini

Pas sulmit të Iranit ndaj bazës amerikane në Katar, Kuvajti, Bahreini dhe Iraku kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore, transmeton Anadolu.
MARKETING
Sipas lajmit të publikuar nga agjencia zyrtare irakiane INA, e gjithë hapësira ajrore e vendit, përfshirë pjesën jugore, është mbyllur për fluturime.
Pavarësisht mbylljes së hapësirës ajrore, aeroporti ndërkombëtar në qytetin Basra në jug të Irakut ka qenë i hapur për fluturime në intervale të caktuara gjatë ditës.
Agjencia zyrtare kuvajtiane KUNA tha se hapësira ajrore e vendit është mbyllur përkohësisht deri në njoftim të mëtejshëm. Vendimi është marrë me qëllim sigurimin e nivelit më të lartë të sigurisë nën dritën e zhvillimeve rajonale.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Bahreinit BNA njoftoi se hapësira ajrore është mbyllur përkohësisht.
Sipas agjencisë zyrtare egjiptiane të lajmeve MENA, “EgyptAir” ka anuluar fluturimet e saj në rajonin e Gjirit.
Ndërkohë hapësira ajrore e Katarit u mbyll më parë për fluturimet.