KQZ vlerëson procesin e votimit në Shqipëri: Partitë të krijojnë qetësi për numëruesit, vota është në kuti

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e cilësoi procesin zgjedhor të së dielës si në përputhje me rregullat dhe standardet në pjesën dërrmuese të tij.
MARKETING
Celibashi renditi problematikat e vogla në hapjen e qendrave të votimit, teksa iu kërkoi partive që të krijojnë një ambient të qetë për numëruesit, pasi votat tashmë janë në kuti dhe do të numërohen një më një.
“Në vlerësimin tonë, në atë që KQZ, gjatë ditës së sotme ka monitoruar, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese në përputhje me rregullat dhe standard. Problematika ka pasur në mëngjes kur u hapën votimet dhe u adresuan nga ne. Procesi i identifikimit ka shkuar mirë, përveç rasteve kur operatorët nuk u paraqitën dhe 4 rasteve kur kaloi identifikimi me listë zgjedhësish.
Kemi pasur shkëmbim informacion me prokuroritë për 5 raste, informacione të cilat i kemi marrë ne si KQZ dhe në vlerësimin tonë, ua kemi përcjellë prokurorive. Bëjmë thirrje që partitë të krijojnë qetësi për numëruesit dhe anëtarët e komisionit. Është e këshillueshme, që edhe pse është detyrim të zbatosh ligjin, që deklarimet për rezultatet nga përfaqësuesit politikë janë pa asnjë vlerë dhe nuk i kontribuojë procesit. Votat janë në kuti. Kini durim për numërimin dhe vlerësimin e tyre. Rezultati paraprak, jo më vonë se dita e martë”, tha Celibashi.