Kosta: Rendi botëror i bazuar tek rregullat po minohet nga shumë palë

Kosta: Rendi botëror i bazuar tek rregullat po minohet nga shumë palë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi sot në fjalën e seancës së parë plenare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë se rendi botëror i bazuar tek rregullat po minohet nga shumë palë, raporton Anadolu.

MARKETING

Costa theksoi ndër të tjera se titulli i takimit të sotëm është me të vërtetë me vend “Një Evropë e re në një botë të re”.

“Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore ndërtuam një rend të ri botëror të bazuar tek Karta e Kombeve të Bashkuara, tek e drejta ndërkombëtare si edhe bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ai tregtar. Sigurisht që ai rend ndërkombëtar nuk ishte i përkorë, por na ofroi një kuadër shumë të mirë për paqen për begatinë në rritje, në veçanti këtu në Europë”, shtoi ai.

Ai tha se situata në Gaza “është një situatë që është një tragjedi humanitare dhe se drejta ndërkombëtare po dhunohet kur njerëzit po sulmohen me forcë të zhdrejtë”.

“Tashmë ky rend botëror i bazuar tek rregullat po minohet nga shumë palë. Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentin evropian sërish dhe kjo luftë është një sulm ndaj komunitetit ndërkombëtar, ndaj të gjitha parimeve, të cilat ne i kemi fort përzemërt si sovranitetin kombëtar, si edhe funksionimi i kufijve ndërkombëtarë dhe integriteti territorial i vendeve tona”, tha ai.

Costa u shpreh se mënyra sesi kanë funksionuar me rendin shumëpalësh ka bërë që të kishin paqe dhe siguri, kanë promovuar të drejtat e njeriut dhe sipas tij të gjitha këto ҫështje të cilat mund të avancohen përpara vetëm nëse ne bashkëpunojmë në formë kolektive”.

Në Shqipëri po mbahet Samiti i Gjashtë i Komunitetit Politik Evropian me moton “Evropa e re në një botë të re”, duke mbledhur së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish si dhe përfaqësues të institucioneve kryesore ndërkombëtare.

MARKETING