Kosova ngre aktakuzë ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviq

Kosova ngre aktakuzë ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviq

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviq.

Ai akuzohet për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
“I.P. ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

Në bazë të kësaj, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, krahas aktakuzës, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, tha Prokuroria Speciale përmes një njoftimit./REL

MARKETING