Koreja e Jugut gjobit Google me 32 milionë dollarë për bllokimin e lojërave në platformën konkurruese

Koreja e Jugut gjobit Google me 32 milionë dollarë për bllokimin e lojërave në platformën konkurruese

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë gjobitur Google të Alphabet Inc me 42.1 miliardë won (31.88 milionë dollarë) për bllokimin e lëshimit të video-lojërave celulare në platformën e një konkurrenti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Komisioni i Tregtisë së Drejtë të Koresë (KFTC) tha të martën se Google forcoi dominimin e saj në treg dhe dëmtoi të ardhurat dhe vlerën e tregut lokal të aplikacioneve One Store si platformë.

Google tha se do të shqyrtojë vendimin përfundimtar nga KFTC për të vlerësuar kursin e ardhshëm të veprimit.

“Google bën investime të konsiderueshme në suksesin e zhvilluesve dhe ne me respekt nuk pajtohemi me përfundimet e KFTC”, tha një zëdhënës.

KFTC tha se masa kundër gjigantit të teknologjisë amerikane është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të siguruar tregje të ndershme.

Prodhuesit e lojërave të prekur nga veprimi i Google përfshijnë Netmarble, Nexon dhe NCSOFT, si dhe kompani të tjera më të vogla, ka bërë të ditur rregullatori.

Në vitin 2021, Google u gjobit me më shumë se 200 miliardë dollarë nga KFTC për bllokimin e versioneve të personalizuara të sistemit të saj operativ Android.

MARKETING