Koreja e Jugut dhe SHBA-ja zhvillojnë stërvitje pranë kufirit me Korenë e Veriut

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja zhvillojnë stërvitje pranë kufirit me Korenë e Veriut

Forcat e SHBA-së dhe Koresë së Jugut filluan një stërvitje të madhe të qitjes me municion të vërtetë në kufi me Korenë e Veriut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Koreja e Veriut, stërvitja cilësohet si një provë “armiqësore” pushtimi dhe se nuk mund të tregohet tolerim ndaj stërvitjes.

Thuhet se stërvitja e përbashkët, e para prej të cilave u mbajt sot në kufirin e Koresë së Veriut me municion të vërtetë mes forcave koreano-jugore dhe amerikane, përbëhet nga 5 faza dhe do të përfundojë në mes të qershorit.

Ndërsa nga ana tjetër, administrata e Phenianit ndaj kësaj stërvitjeje mes Seulit dhe Washingtonit ashtu si gjithmonë i përgjigjet duke testuar raketat dhe armët e tjera të saj.

Koreja e Veriut që nga fillimi i vitit 2022 e deri më tani ka kryer mbi 100 testime raketore, ndërkohë në deklaratat e bëra nga administrata e Phenianit pretendohet se të gjitha këto janë kryer me qëllimin e kundërpërgjigjes ndaj stërvitjeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

MARKETING