Konsumi i gazit natyror në RMV është zvogëluar për 13.9%, i naftës është zmadhuar për 14.1 %

Konsumi i gazit natyror në RMV është zvogëluar për 13.9%, i naftës është zmadhuar për 14.1 %

Energjia elektrike e prodhuar në korrik të vitit 2025 është më e madhe se energjia elektrike e konsumuar, respektivisht, totali i energjisë elektrike bruto e prodhuar është 458 478 MWh, që është 8.8% më shumë se konsumi bruto i brendshëm i energjisë elektrike, informoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Në korrik të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjencave është: 421 489 МWh energji elektrike, 25.599 milionë nm3 gaz natyror, 357 665 tonelata qymyr dhe 112 946 tonelata produkte nafte.

Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 100% në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 99.9% e konsumit të përgjithshëm të qymyrit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Në korrik të vitit 2025 krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak:

  • Konsumi i gazit natyror është zvogëluar për 13.9% si rezultat i rënies së aktivitetit të termocentraleve kogjenerative.
  • Konsumi i produkteve të naftës është zmadhuar për 14.1 %

MARKETING