Konjufca: BE nuk ka kompetencë të propozojë draft të Asociacionit

Konjufca: BE nuk ka kompetencë të propozojë draft të Asociacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka deklaruar që nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian që t’i propozojë Kosovës draft për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha që Kosova nuk duhet të qëndrojë “gatitu” vetëm ta presë të gatshëm draftin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese.

“Unë nuk mendoj që është kompetencë e BE-së që t’i propozoj draft Kosovës. Nuk mendoj që Kosova duhet të qëndrojë gatitun dhe veç ta dërgoj draftin që BE-ja e propozon” – tha Konjufca,

Sipas tij, është gabim të mendohet se është kompetencë e BE-së.

Ai tha se nuk pajtohet me këtë procedurë për shkak se nuk shkruan askund dhe as nuk është obligative për Kosovën.

“Obligative është vetëm marrëveshja e vitit 2013. Jemi në fazë krejt të re. Ne po presim që të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit. E marrëveshja është pika e 7 edhe pse nuk përmendët por mund të kuptohet që ka lidhje me Asociacionin”- shtoi Konjufca.

Ai ka thënë se përderisa Serbia pretendon se mund të zbatojë “vetëm atë që i konvenon asaj nga Marrëveshja e Ohrit”, edhe Kosova ka të drejtë të zbatojë atë që i konvenon.

Konjufca deklaroi që dilema më e madhe që e kanë si Qeveri është nëse Serbia do t’i zbatojë të gjitha pikat.

“Nëse Serbia merr nga tavolina vetëm atë që i pëlqen, edhe ne do të marrim nga ajo vetëm çka na pëlqen. Asociacioni nëse nuk na pëlqen, nuk do ta marrim”- përfundoi Konjufca.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano më 04.01.2024 ka thënë se draft-statuti i Asociacioni është bërë nga Bashkimi Evropian pasi Kosova ka dështuar të dorëzojë një draft për Asociacionin.

Ai ka përsëritur që ky është obligim ligjor, të cilin Kosova vetë e ka pranuar.

Megjithatë, sipas Stanos, Asociacioni nuk nënkupton asnjë formë autonomie për pjesën veriore të Kosovës.

Në kuadër të procesit të dialogut, SHBA dhe BE në tetor të vitit 2023 i kanë propozuar Kosovës një draft-statut për formimin e Asociacionit – një marrëveshje që rrjedh nga dialogu Kosovë-Serbi, propozim të cilin e ka pranuar kryeministri Albin Kurti.

Dokumenti ende nuk është bërë publik zyrtarisht.

Më 26 tetor 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar veçmas me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, zëvendëspresidentin e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin Mirosllav Lajçak.

Pas takimit, ai deklaroi se ishte i gatshëm për ta nënshkruar propozimin që i ishte dorëzuar më 21 tetor nga pesëshja e madhe, që përfshinte një draft-statut të vetëmenaxhimit.

Kurti ka deklaruar se drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pakrahasimisht më i avancuar sesa ai i vitit 2013.

MARKETING