Konfirmohet, Lista Serbe organizatore e tubimit pro Vuçiqit në veri

Një tubim pro presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është duke u mbajtur në sheshin “Car Lazar” në veri.
Nga atje ekipi i Tëvë1 ka bërë të ditur se prapa tubimit qëndron Lista Serbe.
Ekipi ka bërë të ditur se pjesëmarrës në tubim është anëtari i Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe kandidatë të tjerë të këtij subjekti politik për kryetar të komunave veriore.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka rritur prezencën e saj.
Në një prononcim për Tëvë1, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka bërë të ditur se kanë informacione që organizatore e tubimit është Lista Serbe.
“Ne jemi njoftuar për këtë tubim, nuk i ndalojmë, janë shoqata e pensionistëve, por ne informacionet u posedojmë se mund të jetë edhe Lista Serbe”, tha Elshani për Tëvë1.