Konferencë për “Përcaktimin e së vërtetës në gazetari” në Asamblenë e 33-të të Përgjithshme të ABNA-EJL

Konferencë për “Përcaktimin e së vërtetës në gazetari” në Asamblenë e 33-të të Përgjithshme të ABNA-EJL

Në kuadër të konferencës me temë “Përcaktimi i së vërtetës në gazetari”, mbajtur në kuadër të Asamblesë së 33-të të Përgjithshme të Asocicacionit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve – Evropa Juglindore (ABNA-EJL), e cila po mbahet sot në Shkup, ku nikoqir është Agjencia Informative Mediatike – MIA, u mbështet ideja që kjo platformë e agjencive të lajmeve të shfrytëzohet për organizimin e trajnimeve mbi përdorimin e Inteligjencës artificiale, e cila, siç u theksua, duhet të jetë vetëm vegël, dhe jo krijuese e lajmeve. Gjithashtu, u theksua nevoja për shkëmbim përvojash, lajmesh dhe përmbajtjesh të tjera mediatike.

“Drejtori i Agjencisë kombëtare turke të lajmeve – Anadolia, Serdar Karagjoz, i cili edhe këtë vit kryeson me ABNA-EJL, theksoi se gazetaria është një profesion plot sfida, por që t’i respektojmë standardet duhet të fokusohemi gjithmonë në etikë dhe integritet.

“Së dyti, rëndësia e së vërtetës. E vërteta nuk është vetëm një parim, por themeli i besimit të publikut, dhe së treti, ndoshta sot gjëja më e rëndësishme, përballja me dezinformimin”, tha Karagjoz, duke shtuar se të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër lajmeve të rreme dhe narrativave të rreme.

Agjencia e Lajmeve Anadolia, theksoi ai, ka një shërbim për verifikimin e fakteve dhe konsideron se çdo agjenci lajmesh duhet të ketë një shërbim të tillë. Sa i përket transformimit teknologjik, përkatësisht përdorimit të inteligjencës artificiale, automatizimit dhe riformësimit të gazetarisë, ai tha se duhet t’i përdorim këto mjete duke respektuar standardet etike. Sipas tij, në këtë moment aktual të përshkruar nga luftëra, katastrofa natyrore dhe fatkeqësi, është gjithashtu shumë e rëndësishme solidariteti mes agjencive të lajmeve, bashkëpunimi dhe bashkëpunimi rajonal, si edhe promovimi i edukimit mediatik.

Sekretari i përgjithshëm i ABNA-EJL dhe drejtor i përgjithshëm i Agjencisë bullgare të lajmeve BTA, Kiril Vllçev theksoi se agjencia e lajmeve duhet të respektojë standardet, pasi ata që flasin dhe shkruajnë në mediat sociale nuk respektojnë asnjë standard dhe nuk kanë asnjë përgjegjësi ndaj publikut.

“Ne duhet t’i paraqesim faktet dhe më pas opinionin, sepse këto janë standardet e agjencive të vërteta të lajmeve”, tha Vllçev.

Vllçev foli se agjencitë e lajmeve duhet t’i promovojnë më shumë arkivat e tyre, duke theksuar se BTA ka një arkiv 127-vjeçar dhe se ekzistojnë katër mënyra përmes të cilave ata promovojnë mijëra tekste dhe fotografi. Arkivi përdoret si bazë për sfondin e lajmeve, për ngjarje që kanë ndodhur në të njëjtën ditë në të kaluarën, të shoqëruara me fotografi, përfshirë edhe rrjetet sociale dhe për botim në revistën e specializuar për kulturë dhe letërsinë LIK. Sipas tij, BTA disponon 6 milionë faqe tekstesh, dy milionë fotografi, mbi 5.000 kuti me gazeta, dhe tashmë ka nisur procesi për mbrojtjen dhe digjitalizimin e tyre, i cili pritet të përfundojë vitin e ardhshëm. Ai vlerëson se agjencitë e lajmeve duhet ta shfrytëzojnë këtë bashkëpunim për shkëmbimin e materialeve arkivore.

Në debat u theksua se gazetaria dhe informimi fillojnë nga agjencitë e lajmeve dhe ata kanë një rol shumë të rëndësishëm në sistemin mediatik.

Pjesëmarrësit në konferencë u pajtuan se edukimi mediatik është veçanërisht i rëndësishëm në kohën e sotme. Është e nevojshme të dallohen informacionet e vërteta dhe të bëhet një dallim i qartë. Prandaj, roli i agjencive të lajmeve është shumë i rëndësishëm, veçanërisht duke pasur parasysh se gjithçka po ndryshon shumë shpejt për shkak të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Nuk mund ta injorojmë inteligjencën artificiale, por ndoshta duhet të flitet për profesionalizimin e gazetarisë, ishin disa nga përfundimet e debatit.

Në hapjen e konferencës foli kryeministri, Hristijan Mickoski dhe drejtori i përgjithshëm i MIA-s, Darko Janevski. Në konferencë mori pjesë edhe zëvendës drejtori i MIA-s, Osama Muadini.

MARKETING