Kompanitë e Musk padisin Apple dhe OpenAI për pengesë në fushën e inteligjencës artificiale

Kompanitë e miliarderit amerikan Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple-s dhe OpenAI, duke i akuzuar ato për pengimin e konkurrencës në fushën e inteligjencës artificiale, transmeton Anadolu.
Kompanitë X dhe xAI ngritën padi në gjykatën federale, duke pretenduar se vendimi i Apple-s për të integruar OpenAI në sistemin operativ të telefonave inteligjentë të iPhone “dëmton konkurrencën dhe i privon konsumatorët nga e drejta për të zgjedhur”.
Në padinë e ngritur në Teksas, pretendohet se Apple dhe OpenAI kanë bllokuar tregun për të ruajtur monopolet e tyre dhe për të parandaluar kompani inovative si X dhe xAI të konkurrojnë.
Sipas padisë, Apple dhe OpenAI kërkojnë të “ndalojnë skemat e tyre antikonkurruese” dhe “të rikuperojnë miliarda dollarë dëmshpërblim”.
Gjithashtu pretendohet se Apple në dyqanin e saj të aplikacioneve është përmbajtur nga paraqitja në pah e aplikacionit X dhe chatbot-it të inteligjencës artificiale Grok të zhvilluar nga xAI për shkak të një marrëveshjeje të veçantë me OpenAI.
Një zëdhënës i OpenAI në një deklaratë lidhur me çështjen tha se padia është “në përputhje me tendencën e vazhdueshëm të ngacmimit të Musk-ut”.
Edhe zëdhënësi i Apple-s mbrojti idenë se App Store është projektuar në mënyrën për të qenë “i drejtë dhe i paanshëm” dhe se ai “duke përdorur kritere objektive i ofron aplikacionet përmes listave, rekomandimeve algoritmike dhe renditjeve për përzgjedhura nga ekspertët”.
Këtë muaj, Musk përmes një postimi në llogarinë e kompanisë X me bazë në SHBA tha se “Apple paraqet një sjellje që e bën të pamundur për çdo kompani të IA-së përveç OpenAI të arrijë vendin e parë në App Store. Kjo është shkelje e qartë e antitrustit”. Ai tha se xAI do të ndërmerr veprime ligjore.