Kompania e Mira Muratit për inteligjencë artificiale vlen 12 miliardë dollarë

“Thinking Machines Lab” e Mira Muratit arrin një vlerësim prej 12 miliardë dollarësh në raundin e financimit fillestar (seed).
Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, ka ngritur një ‘start-up’ të ri në fushën e inteligjencës artificiale, Thinking Machines Lab, i cili mbylli së fundmi një raund të madh financimi “pre-seed”.
Murati po planifikon që brenda disa muajve të prezantojë produktin e parë, i cili do të përfshijë një komponent open-source, për të mbështetur kërkimin akademik dhe zhvilluesit që kërkojnë të krijojnë modele të përshtatura.
Murati, 36 vjeçe, ka ndërtuar një ekip të fuqishëm duke përfshirë ish-punonjës nga OpenAI, Google, Meta dhe Mistral.
Gjatë karrierës së saj në OpenAI, ajo kontribuoi në zhvillimin e produkteve si ChatGPT, DALL‑E, dhe modaliteti i zërit. Ajo gjithashtu shërbeu përkohësisht si CEO gjatë trazirave të brendshme në fund të vitit 2023. /Telegrafi/