Komiteti special i OKB-së: Sul’met e Izra’elit në Ga’za përputhen me karakteristikat e gjen’ocidit

Komiteti special i OKB-së: Sul’met e Izra’elit në Ga’za përputhen me karakteristikat e gjen’ocidit

Në raportin e publikuar nga Komiteti special i OKB-së thuhet se sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës “janë në përputhje me karakteristikat e gjenocidit”, transmeton Anadolu.

Komiteti special i OKB-së ka publikuar raportin i cili heton praktikat e Izraelit që prekin të drejtat e njeriut të palestinezëve dhe personave të tjerë arabë në territoret e pushtuara.

Raporti, i bazuar në hetimet e kryera midis tetorit 2023 dhe korrikut 2024, tërhoqi vëmendjen për viktimat masive të civilëve në Gaza dhe kushtet kërcënuese për jetesën e imponuar “qëllimisht” ndaj palestinezëve. Në raport vihet në dukje se duke marrë parasysh kushtet në fjalë, sulmet e Izraelit në Gaza “përputhen me karakteristikat e gjenocidit”.

“Zyrtarët izraelitë mbështesin ‘hapur’ politikat që privojnë palestinezët nga nevojat jetike si ushqimi dhe uji. Pengesa në mënyrë sistematike dhe të paligjshme e ndihmës humanitare zbulon qartë qëllimin e Izraelit për të instrumentalizuar ndihmën për përfitime politike dhe ushtarake”, theksohet në raport.

Më tej thuhet se ndihma humanitare është e bllokuar pavarësisht vendimeve detyruese të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP). “Izraeli shkakton qëllimisht vdekjen dhe urinë, përdor urinë si metodë lufte dhe dënon kolektivisht popullin palestinez”, thotë raporti.

Vihet në dukje se sulmet e “bombardimeve të gjera” të Izraelit kanë “shkatërruar” shërbimet bazë në Rripin e Gazës dhe kanë shkaktuar “katastrofë mjedisore” me efekte të përhershme në shëndetin e njerëzve.

Në raportin i cili përfshin shqetësime lidhur me sistemet e objektivit të mbështetura nga inteligjenca artificiale e Izraelit thuhet se “kjo situatë tregon se Izraeli injoron detyrimet e tij për të marrë masat e mjaftueshme për të parandaluar diskriminimin midis civilëve dhe për të parandaluar vdekjet e civilëve”.

MARKETING