Komisioni Evropian përgatit kredinë masive për Ukrainën, 140 mld euro do të financohen nga asetet e ngrira të Moskës

Komisioni Evropian ka propozuar t’i japë Ukrainës një kredi prej 140 miliardë eurosh, që do të financohet përmes aseteve të ngrira ruse të mbajtura në Perëndim, raportoi Politico duke cituar një memorandum të KE-së të siguruar nga botimi.
Sipas raportit, Komisioni ua ka komunikuar propozimin shteteve anëtare të BE-së. Iniciativa do të diskutohet fillimisht nga ambasadorët e BE-së të premten, e më pas do të zhvillohen diskutime midis udhëheqësve evropianë në një takim në Kopenhagen javën e ardhshme.
KE ka propozuar gjithashtu ndryshimin e mekanizmit për zgjatjen e regjimit të sanksioneve në mënyrë që të anashkalohet vetoja e Hungarisë për zgjatjen e masave anti-Rusia, raportoi Politico.
Sipas botimit, KE sugjeroi që sanksionet të zgjaten përmes një votimi me shumicë të kualifikuar të shteteve anëtare dhe jo me pëlqim unanim, në mënyrë që të “zvogëlohet rreziku që Hungaria të bllokojë procesin dhe t’ia kthejë asetet Rusisë”.