Klubi i Mundjes Shkupi shkruan historinë, Kampionë Shtetërorë për herë të parë!

Një sukses historik për mundjen shqiptare!
Klubi i Mundjes Shkupi ka arritur të shpallet kampion shtetëror në kategorinë e pionierëve, duke sjellë një moment të paprecedentë në historinë e klubit që është themeluar vetëm katër vite më parë.
Nga kjo garë prestigjioze, djemtë e Shkupit sollën në shtëpi një bilanc të jashtëzakonshëm: 3 kampionë, 4 nënkampionë dhe 4 medalje të bronzta. Ky sukses është fryt i punës, sakrificës dhe përkushtimit të çdo sportisti dhe trajneri që ka dhënë kontributin e tij në këtë rrugëtim.
Kampionët e rinj të Shkupit janë:
• Miraxh Mustafa (48 kg)
• AbdulAziz Azizi (52 kg)
• Zaim Zaimi (41 kg)
Nënkampionët:
• Harun Memedi (38 kg)
• Dorart Ramadani (52 kg)
• Amar Ramadani (57 kg)
• Emir Sulejmani (85 kg)
Fituesit e medaljeve të bronzta:
• Anuar Xhemaili (38 kg)
• Adem Memedi (41 kg)
• Ilhan Murtezi (68 kg)
• Jusuf Azizi (85 kg)
Nga një ëndërr e vogël në një realitet madhështor, në vitin e katërt të ekzistencës, Klubi i Mundjes Shkupi arrin majat e sportit vendas.
Në Shkup fillon të shkruhet një histori e re suksesi në mundje dhe ky është vetëm fillimi!