Kina uron presidentin Erdoğan dhe shpreh gatishmëri për zhvillimin e marrëdhënieve me Turqin

Kina uron presidentin Erdoğan dhe shpreh gatishmëri për zhvillimin e marrëdhënieve me Turqin

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Mao Ning ka uruar presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen si president dhe ka theksuar se janë të gatshëm të çojnë në nivele të reja marrëdhëniet Türkiye-Kinë, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media në Pekin, zëdhënësja Ning tha se Kina u kushton rëndësi të madhe marrëdhënie me Türkiye-n. “Ne mbështesim Türkiye-n që të ndjekë rrugën e zhvillimit në përputhje me realitetet e saj kombëtare dhe besojmë se nën udhëheqjen e presidentit Erdoğan ajo do të arrijë suksese të reja në zhvillim”, deklaroi Ning.

Ajo theksoi se Türkiye dhe Kina nën udhëheqjen e liderëve të dy shteteve, nga bashkëpunimi që kanë zhvilluar në fusha të ndryshme në vitet e fundit kanë arritur rezultateve pozitive në dobi të popujve të dy vendeve.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Türkiye-n për të çuar në nivele të reja partneritetin e bashkëpunimit strategjik Kinë-Türkiye”, tha Ning.

MARKETING