Kina nuk dëshiron që Rusia ta humb luftën kundër Ukrainës

Kina i tha BE‑së se nuk mund të pranonte humbjen e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, sipas një zyrtari.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i tha shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, se Pekini nuk mund të pranojë që Rusia të humbasë luftën në Ukrainë, sepse kjo do t’i lëre SHBA‑ve mundësinë për t’u fokusuar plotësisht te Kina, konfirmoi një zyrtar i cili pati informacion për takimin.
Takimi, që zgjati katër orë, u mbajt të mërkurën në Bruksel dhe trajtoi çështje të ndryshme, duke përfshirë kibernetikën, çështjen e Tajvanit dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Një zyrtar tha se në bisedimet private, Wang Yi nënkuptoi se Kina preferon një konflikt të zgjatur në Ukrainë, në mënyrë që ta mbajë SHBA-në të “zënë” larg Azisë.
Në konferencën e shtypit të premten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, përfaqësoi pozicionin zyrtar “Kina nuk është palë në çështjen e Ukrainës. Qëndrimi i Kinës është i objektiv dhe i qëndrueshëm: negociata, armëpushim dhe paqe. Një konflikt i zgjatur shërben interesave të askujt”.
Ajo shtoi se Kina dëshiron një zgjidhje politike sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se do të luajë një rol konstrukiv në këtë drejtim
Megjithatë, lidhjet midis Kinës dhe Rusisë janë forcuar gjatë luftës. Para sa kohë që Kina mbështet Rusinë me eksporte dhe ndihma ekonomike, ajo ka ndihmuar Moskën të shmangë sanksionet perëndimore – dhe për shumë, kjo e pozicionon Kinën më tepër si një aleate e Rusisë sesa një forcë neutrale.