Kina i përgjigjet Pentagonit: Dialogu është i rëndësishëm, por jo pa parime

Kina i përgjigjet Pentagonit: Dialogu është i rëndësishëm, por jo pa parime

Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së komunikimit me Pentagonin, por tha se nuk mund të shpërfillen “parimet” që udhëheqin marrëdhëniet dypalëshe, raporton Anadolu.

“Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve ushtarake kinezo-amerikane dhe komunikimit në të gjitha nivelet”, deklaroi zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Tan Kefei.

Tan tha se “dialogu nuk mund të jetë pa parime dhe komunikimi nuk mund të jetë pa esencë”.

“Vështirësitë aktuale në shkëmbimet mes dy ushtrive i takojnë tërësisht palës amerikane”, tha ai.

“Nga njëra anë, SHBA-ja vazhdon të thotë se dëshiron të forcojë komunikimin, por nga ana tjetër, injoron shqetësimet e Kinës dhe krijon pengesa artificiale, duke dëmtuar seriozisht besimin e ndërsjellë mes dy ushtrive”, tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes kineze erdhi pasi Pentagoni kërkoi një takim të shefave të mbrojtjes të dy vendeve në margjinat e forumit vjetor të sigurisë në Singapor, e cila u refuzua nga Pekini.

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Mbrojtjes i Kinës, gjeneral Li Shangfu, po merr pjesë në forumin e 20-të, Dialogu Shangri-La, në Singapor, e cila mbahet nga 31 maji deri më 4 qershor.

Në këtë forum gjithashtu po merr pjesë edhe sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ku liderët globalë dhe politikëbërësit do të mblidhen për të diskutuar çështje të rëndësishme.

Të martën, Ministria e Jashtme e Kinës kërkoi nga SHBA-ja që të krijojnë një “atmosferë të përshtatshme” për dialogun dypalësh.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, i kishte thënë Anadolu-s, se Kina “informoi SHBA-në se kanë refuzuan ftesën tonë” që Austin të takohej me Li Shangfu në Singapor këtë javë.

Ryder, megjithatë, theksoi rëndësinë që kanalet e komunikimit të mbeten të hapura midis ushtrive të dy vendeve për të siguruar që konkurrenca të mos kthehet në konflikt.

Li u promovua si shef i mbrojtjes i Kinës në fillim të këtij viti në mars. Ai përballet me sanksione të SHBA-së për promovimin e marrëveshjeve të mbrojtjes Kinë-Rusi.

“Mosgatishmëria e RPK-së për t’u përfshirë në diskutime kuptimplota ushtarake nuk do të zvogëlojë angazhimin e DD-së (Departamentit të Mbrojtjes) për të kërkuar linja të hapura komunikimi me Armatën Çlirimtare Popullore në nivele të shumëfishta, si pjesë e menaxhimit me përgjegjësi të marrëdhënieve”, tha Ryder.

Përcaktimi i sanksioneve të Li nën Aktin Kundër Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA) nuk e pengon Sekretarin Austin të takohet me të në procesin e kryerjes së punëve zyrtar të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, tha Ryder.

MARKETING