Kina i mbyll derën NATO-s: Zgjerimi i aleancës në Azi do përkeqësojë stabilitetin e rajonit

Kina i mbyll derën NATO-s: Zgjerimi i aleancës në Azi do përkeqësojë stabilitetin e rajonit

Përparimi i NATO-s në rajonin Azi-Paqësor do të përkeqësojë stabilitetin në kontinent, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning në një konferencë të enjten.

“Zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s drejt lindjes në rajonin Azi-Paqësor dhe ndërhyrja e aleancës në çështjet rajonale do të dëmtojnë në mënyrë të pashmangshme paqen dhe stabilitetin”, tha ajo.

Diplomatja theksoi se Azia “nuk duhet të bëhet një arenë e rivalitetit gjeopolitik”.

MARKETING