Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së me 34 përqind tarifa

Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së me 34 përqind tarifa

Kina ka goditur SHBA-në me një tarifë prej 34 për qind ndaj importeve, në një masë pas tarifave prej 34 për qind të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump, për produktet e gjigantit të Azisë Lindore, transmeton Anadolu.

Komisioni i Tarifave Doganore të Këshillit të Shtetit, tarifat, të vendosura për të hyrë në fuqi të enjten e ardhshme, do të prekin të gjitha produktet amerikane të importuara në Kinë.

Komisioni kinez i quajti tarifat reciproke të SHBA-së “ngacmim” të njëanshëm, duke theksuar se ato shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe dëmtojnë të drejtat dhe interesat e Kinës.

Kina nga e mërkura iu nënshtrua tarifave reciproke prej 34 për qind pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vendos tarifa reciproke ndaj shumë vendeve në mbarë botën.

MARKETING