Kina dhe Serbia do ta zhvillojnë stërvitjen e tyre të parë të përbashkët

Kina dhe Serbia do ta zhvillojnë stërvitjen e tyre të parë të përbashkët

Kina dhe Serbia së shpejti do të zhvillojnë stërvitjen e tyre të parë të përbashkët ushtarake, bëri të ditur të hënën Ministria kineze e Mbrojtjes.

Forcat speciale të ushtrive kineze dhe serbe do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake të quajtur “Peacekeeper 2025” në provincën veriore Hebei të Kinës, në fund të këtij muaji, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, kolonel Jiang Bin, gjatë një konference për media në Pekin.

“Ky do të jetë bashkëpunimi i parë stërvitor midis ushtrive të Kinës dhe Serbisë. Ai do të ndihmojë në forcimin e aftësive luftarake të pjesëmarrësve dhe në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ushtrive”, theksoi ai.

Në vitet e fundit, Kina dhe Serbia kanë zhvilluar marrëdhënie të ngushta politike dhe ekonomike.

Në vitin 2024, Kina ishte partneri i dytë më i madh tregtar i Serbisë, pas Bashkimit Evropian.

Vitin e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping publikoi një kolumnë në një gazetë ditore serbe, duke theksuar se miqësia mes dy vendeve është “e njomur me gjakun që kanë derdhur të dy popujt së bashku” dhe se kjo kujtesë e përbashkët “i inkurajon të dyja palët të ndërmarrin hapa të mëdhenj përpara së bashku.”

MARKETING