Kievi: Shkëmbimi i të burgosurve mund të ndodhë në ditët në vijim

Kievi: Shkëmbimi i të burgosurve mund të ndodhë në ditët në vijim

Ukraina tha sot se do të respektojë marrëveshjen e shkëmbimit në shkallë të gjerë të të burgosurve – të rënë dakord me Rusinë – dhe transferimin e planifikuar të trupave të rreth 6 000 ushtarëve të vdekur.

MARKETING

“Kjo mund të ndodhë në ditët në vijim”, sipas stafit koordinues ukrainas, në Kiev.

Gjithashtu, Kievi hodhi poshtë pretendimet ruse se shkëmbimi dhe transferimi i trupave po vonoheshin.

“Përkundrazi, Rusia caktoi datën për dorëzimin e tyre – pa rënë dakord me Kievin”, tha pala ukrainase.

Negociatori kryesor i Rusisë, Vladimir Medinsky tha më herët se përfaqësuesit e Moskës po qëndronin në pikën e dorëzimit me trupa të frigoriferuar dhe se të dërguarit ukrainas mungonin.

Në deklaratën e saj, stafi ukrainas akuzoi palën ruse se po luante “ndyrë” duke bërë thirrje për një punë konstruktive.

Kievi tha gjithashtu se i kishte dorëzuar palës ruse listën për shkëmbimin e të burgosurve, duke përfshirë personat nën moshën 25 vjeç, të plagosurit dhe të sëmurët rëndë.

Sipas informacionit rus, shkëmbimi ka të bëjë me 1200 të burgosur nga secila palë. Megjithatë, koordinatorët në Kiev u ankuan se Moska kishte dorëzuar lista që nuk përputheshin me marrëveshjen.

MARKETING