Kievi ka prodhuar një dron me një rreze fluturimi prej 1000 kilometrash

Kievi ka prodhuar një dron me një rreze fluturimi prej 1000 kilometrash

Ukraina tashmë do të përdori një dron të bërë vetë me një rreze fluturimi prej 1000 kilometrash, njoftoi prodhuesi shtetëror i armëve Ukroboronprom.

Përfaqësuesja e Ukroboronprom Natalya Sand postoi një selfie në Facebook me gjeneralin Valery Zaluzny, komandantin e Forcave Ajrore Mykola Oleschuk dhe kreun e Ukroboronprom Yuri Khusev.

Ai thotë se “fotografia është bërë pas një përdorimi të suksesshëm të dronit me një rreze fluturimi prej 1000 kilometrash”.

Por Sand nuk dha detaje të mëtejshme dhe as nuk tha nëse përdorimi i dronit është testuar apo vendosur në konflikt.

Ushtria, qeveria dhe kompanitë private të Ukrainës po punojnë për të ndërtuar një arsenal dronësh me kosto të ulët dhe të lehtë për t’u ndërtuar. Ata kanë prodhuar mjete ajrore pa pilot që përdoren për zbulim dhe për sulme.

Në vjeshtën e vitit 2022, Ukroboronprom njoftoi se po përfundonte punën e ndërtimit për një mjet të ri ajror pa pilot me një rreze fluturimi prej 1000 kilometrash që do të mbante eksploziv me peshë 75 kilogramë.

Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi sot një ligj për përjashtimin e prodhimit vendas të mjeteve ajrore pa pilot nga taksat doganore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar, shkroi deputeti Yaroslav Zelezniak në Telegram.

MARKETING