Khamenei zgjedh 3 pasardhësit e mundshëm nëse e vrasin, lë jashtë listës djalin

Në kulmin e sulmeve izraelite që kanë goditur rëndë strukturat politike dhe ushtarake të Republikës Islamike, lideri suprem iranian, ajatollah Ali Khamenei, po merr masa emergjente për të siguruar vazhdimësinë e regjimit që drejton që prej revolucionit islamik të 1979-ës.
Sipas burimeve nga Teherani të raportuara nga Neë York Times, Khamenei, i fshehur aktualisht në një bunker për shkak të frikës nga atentatet, ka krijuar një zinxhir komandues ushtarak, me zëvendësues të përcaktuar, në rast të eliminmeve të drejtuesve aktual ushtarakë nga Izraeli.
MARKETING
Khamenei ka emëruar gjithashtu tre figura të larta të klerit si kandidatë potencialë për pasardhës, duke shfaqur shqetësimin e tij për sigurinë personale.
Sulmet izraelite, të cilat në vetëm tetë ditë kanë eliminuar mbi 25 drejtues politikë dhe ushtarakë kyçë të Iranit, kanë shtuar ndjeshëm shqetësimet e Khameneit. Sipas ekspertit të çështjeve iraniane, Vali Nasr, “prioriteti absolut i Khameneit është ruajtja e shtetit dhe vazhdimësia e regjimit”. Ai përshkruan vendimet e udhëheqësit suprem si të “kalkuluara dhe pragmatike”.
Interesant është fakti se djali i Khameneit, Mojtaba, i konsideruar më parë si një kandidat i mundshëm për pasardhës, nuk është përfshirë në këtë listë.
Në Iran, sipas Kushtetutës, udhëheqësi suprem zgjidhet nga Asambleja e Ekspertëve, një organ prej 88 anëtarësh fetarë të zgjedhur nga populli. Ky lider duhet të plotësojë disa kritere strikte fetare dhe politike, si të jetë teolog, i drejtë, devotshëm dhe i njohur si udhëheqës nga shumica e popullsisë.