Këshilli i Sigurisë Kombëtare Turke bën thirrje për veprime urgjente nga komuniteti global në Gaza

Këshilli i Sigurisë Kombëtare Turke ka kërkuar nga komuniteti global të ndërmarrë veprime urgjente në Gaza dhe ta shndërrojë vullnetin e shprehur brenda OKB-së në hapa konkret kundër sulmeve të vazhdueshme të Izraelit, transmeton Anadolu.
Këshilli pas takimit në Ankara tha se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në çdo hap pozitiv drejt vendosjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Gaza.
“Mbajtja e tyre përgjegjës është përgjegjësi e përbashkët e njerëzimit”, tha këshilli, duke iu referuar politikave të Izraelit dhe mënyrës se si ato kanë shkaktuar një katastrofë humanitare në Gaza.
Këshilli gjithashtu theksoi mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete për çështjen e Qipros, bazuar në barazinë sovrane dhe statusin e barabartë ndërkombëtar të turqve qipriotë të ishullit.
Deklarata gjithashtu u zotua se çdo formë terrorizmi dhe ekspansionizmi përmes terrorizmit nuk do të tolerohet në rajonin e Turqisë.