Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit shpall armëpushim me Izraelin: I dhamë një përgjigje poshtëruese dhe shembullore armikut

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka lëshuar një deklaratë mbi “vendimin kombëtar për të imponuar ndërprerjen e luftës ndaj armikut sionist dhe mbështetësve të tij të ligë”.
MARKETING
Forcat e armatosura të Iranit dhanë një “përgjigje poshtëruese dhe shembullore ndaj mizorisë së armikut”, tha ajo, duke shtuar se kjo kulmoi me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar mbrëmë dhe sulmet me raketa në agim ndaj Izraelit.
Këshilli tha se Teherani iu përgjigj sulmeve në territorin e tij në një mënyrë proporcionale dhe në kohën e duhur dhe “e detyroi armikun të pendohet dhe të pranojë humbjen dhe ndërprerjen e njëanshme të agresionit të tij”.
“Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit, pa asnjë besim te fjalët e armikut dhe me duart në këmbëz, janë të gatshme të japin një përgjigje vendimtare dhe frenuese ndaj çdo akti shkelës nga armiku”.