Kërkoi ndërhyrjen e Macron dhe Scholz për zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën, Rama nesër në Bruksel

Kërkoi ndërhyrjen e Macron dhe Scholz për zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën, Rama nesër në Bruksel

Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama niset nesër drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Dy ditë më parë një konferencë për mediat, Rama bëri me dije se i kishte dërguar një letër Macron dhe Scholz ku u kërkonte që të ndërhynin për të bërë të mundur zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

Plani Franko-Gjerman ka qenë i vetmi propozim i hartuar nga dy prej liderve europianë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz që është pranuar edhe kur dy palët nuk kanë patur asnjë marrëveshje.

Plani Franko-Gjerman sipas Ramës, është baza për të arrirë marrëdhëniet dy palëshe mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë fjalës së tij ku theksoi se nuk do të ketë asnjë përparim të takimeve apo marrëveshjeve në kuadër të Open Balkan përsa kohë Serbia nuk liron 3 policët e Kosovës, Rama akuzoi sërish Albin Kurtin se po rrezikon të këpusë marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë euroatlantike.

Sipas tij, marrëdhëniet e Kurtit me BE-në dhe SHBA-në, janë në fazën më të keqe teksa vizitat e planfikuara po i kthehen mbrapsht dhe nuk po i hapet asnjë derë.

MARKETING