Kërkohet shkarkimi i prokurores Villma Ruskovska

Kërkohet shkarkimi i prokurores Villma Ruskovska

Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka konstatuar se ish-prokurorja publike themelore e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore sipas Neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike dhe vendosi që propozimin për shkarkimin e saj t’ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Pas zhvillimit të procedurës disiplinore ndaj tri prokuroreve publike dhe shqyrtimit të raportit të prokurores raportuese, Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e detyrës së prokurorisë publike në Prokurorinë Publike, ka marrë vendim me të cilin:
“Për një ish-prokurore publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është konstatuar se është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore të kryer nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike. dhe Komisioni ka vendosur që propozimin për shkarkimin e saj t’ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publikë”, thuhet në njoftimin e Komisionit për përcatkimin e përgjegjësisë disiplinore pranë PPRMV.

MARKETING