Kërcënimi i prerë i Donald Trump për Rusinë, me sanksione më të rënda

Kërcënimi i prerë i Donald Trump për Rusinë, me sanksione më të rënda

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Rusia do të përballet me “nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh” nëse Presidenti Vladimir Putin nuk i jep fund luftës në Ukrainë.

Trump, në një postim në platformën e tij “Truth Social”, nisi duke shprehur “dashurinë” e tij për popullin rus dhe “marrëdhënien e tij të mirë” me Putinin, dhe më pas lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë.
“VETËM DO TË PËRKËSOHET. Nëse nuk bëjmë një “marrëveshje” dhe nëse nuk e bëjmë së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për çdo gjë që i shet Rusia Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. Është koha për të BËRË NJË MARRËVESHJE. NUK DUHET TË HUMBEN MË JETË”.

Rusia është tashmë vendi më i sanksionuar në botë dhe ka shumë pak entitete apo sektorë kyç që nuk janë tashmë subjekt i kufizimeve të SHBA-së dhe Evropës.
Bankat ruse dhe ndërmarrjet ushtarako-industriale janë përshtatur dhe kanë zhvilluar zgjidhje për t’iu shmangur sanksioneve ekzistuese.

MARKETING