Katër të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani trajnimi afër Moskës, Rusi

Një aeroplan i vogël trajnimi u rrëzua të shtunën në rajonin Kolomna, afër Moskës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave.
MARKETING
Aeroplani i tipit Yakovlev Yak-18T po kryente një manovër ajrore kur pësoi një defekt në motor.
Si pasojë, ai humbi kontrollin dhe u përplas në një fushë, ku shpërtheu në flakë.
Në bord ndodheshin dy instruktorë dhe dy kursantë, të cilët humbën jetën në vend.
Prokuroria dhe agjencia e aviacionit kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.