Katër persona sulmuan dy të rinj në autostradën Gostivar – Tetovë

Katër persona sulmuan dy të rinj në autostradën Gostivar – Tetovë

Më 13 dhjetor 2025, rreth orës 02:00, në SPB Tetovë janë privuar nga liria katër persona: Sh. B. (24), I.I. (28), A.I. (27) dhe F.I. (24), të gjithë nga fshati Bogovinë i Tetovës.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është bërë pas një kallëzimi paraprak se rreth orës 01:00, në autostradën Gostivar–Tetovë, në afërsi të nyjes së Kamjanit, ka ndodhur një incident në komunikacion. A.A. (28) nga fshati Pirok, duke drejtuar një automjet të tipit “BMW” me targa zvicerane, së bashku me bashkëudhëtarin R.J. (28), po lëviznin në drejtim të Tetovës, kur pas tyre ka qenë një automjet “Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.I. nga Bogovina.

“Më 13.12.2025 në orën 02:00, në SPB Tetovë janë privuar nga liria personat B.Sh. (24), I.I. (28), A.I. (27) dhe F.I. (24), të gjithë nga f. Bogovinë e Tetovës. Pas një kallëzimi paraprak në SPB Tetovë se rreth orës 01:00 në autostradën Gostivar – Tetovë, në afërsi të nyjes so Kamjanit, ndërsa A.A. (28) nga f. Pirok po lëvizte me automjet të tipit “BMW” me targa zvicerane, në të cilin si bashkëudhëtar ishte R.J. (28) nga f. Pirok i Tetovës, pas tyre po lëvizte një automjet i tipit “Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.I. nga f. Bogovinë, i cili u kishte lëshuar rotacionin me dritë, pastaj i kishte tejkaluar dhe u kishte prerë rrugën. Nga automjeti kanë dalë personat e arrestuar, të cilët i kanë sulmuar fizikisht A.A. dhe R.J.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave të përfshirë do të parashtrohet kallëzim përkatës.

MARKETING