Katari pezullon përkohësisht trafikun ajror për shkak të zhvillimeve në rajon

Katari pezullon përkohësisht trafikun ajror për shkak të zhvillimeve në rajon

Katari njoftoi se trafiku ajror i vendit është pezulluar përkohësisht për arsye sigurie për shkak të zhvillimeve në rajon, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit thuhet se autoritetet zyrtare në koordinim me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë vlerësojnë vazhdimisht zhvillimet dhe do të sigurojë informacione aktuale për opinionin publik përmes kanaleve zyrtare.

“Trafiku ajror në hapësirën ajrore të vendit është pezulluar përkohësisht për të ofruar sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve. Kjo është pjesë e një sërë masash të marra bazuar në zhvillimet në rajon”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Punëve të Jashtme tha se siguria e individëve është përparësia kryesore dhe se Katari nuk do të hezitojë të marrë masat e nevojshme parandaluese në këtë drejtim.

MARKETING